Skandali në Vatikan, organizoi orgji në një famulli, jep dorëheqjen peshkopi

Skandali në Vatikan, organizoi orgji në një famulli, jep

Një skandal seksual ka tronditur Vatikanin, ku një prift ka organizuar një orgji në famullinë e tij.

Peshkopi Grzegorz Kaszak ka njoftuar dorëheqjen e tij, u kërkoi besimtarëve që ta “falnin” për “dobësitë e tij njerëzore”, raportojnë mediat e huaja.

Skandali shpërtheu në shtator në Dobrova Gornica, në një famulli në dioqezën e Sosnowiec, ku një nga priftërinjtë organizoi një orgji, duke ftuar edhe një prostitutë.

Rasti ka dalë në dritë, pasi i ftuari ka humbur ndjenjat gjatë mbrëmjes dhe pjesa tjetër e pjesëmarrësve është dashur të thërrasë ndihmën e parë.

“At Thomas Z. dhe dy laikë kanë kryer një shkelje shumë të rëndë të vlerave morale, të cilën Kisha nuk e toleron dhe e dënon ashpër. Ky incident është një skandal për besimtarët dhe protesta publike është e justifikuar”, thuhet në faqen e dioqezës.

EMISIONET