Shtohen viktimat në Hawaii, 36 të vdekur nga zjarret në ishullin Maui

Shtohen viktimat në Hawaii, 36 të vdekur nga zjarret në ishullin

Janë shtuar viktimat në Hawaii pas zjarreve që përfshin ishullin e Maui. Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarreve të cilat janë favorizuar edhe nga era e fortë thanë zyrtarët.

Zjarri i ndihmuar nga era e fortë, ka shkatërruar qindra ndërtesa dhe ka djegur shumë sipërfaqe toke. Qindra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa është shpallur gjendja e emergjencës.

Ishulli Maui është mjaft i vizituar nga turistët, të cilëve i është kërkuar të largohen menjëherë.

EMISIONET