Shtëpia e Bardhë mohon se Trump po shqyrton mundësinë e uljes së dënimit të Diddy

Shtëpia e Bardhë mohon se Trump po shqyrton mundësinë e

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me raportimet e fundit se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyryon mundësinë e uljes së dënimit me burg të Sean “Diddy” Cobbs.

Zyrtari ka theksuar se raporti nuk është i vërtetë.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në raportin e TMZ, të cilin do ta kishim shpjeguar me kënaqësi nëse do të na kishin kontaktuar përpara se të përhapnin lajmin e tyre të rremë”, tha zyrtari.

Të hënën faqja amerikane TMZ raportoi se presidenti amerikan po heziton nëse do të ndryshojë apo jo dënimin e Diddy, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Diddy u dënua me 50 muaj burg dhe u gjobit me 500,000 dollarë në një seancë dëgjimore më 3 tetor, pasi u shpall fajtor për prostitucion në lidhje me ish-të dashurat e tij dhe punonjësit meshkuj të seksit.

Më herët këtë javë, ekipi ligjor i 55-vjeçarit paraqiti një dokument ligjor duke sinjalizuar zyrtarisht qëllimin e tyre për të apeluar.

EMISIONET