Shpërthim jashtë gjykatës në Pakistan, ndërrojnë jetë 12 persona

Një shpërthim ka vrarë të paktën 12 persona dhe ka plagosur disa të tjerë jashtë një Gjykate në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, thotë policia.
Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Gjykatës së Distriktit të Islamabadit, e cila zakonisht është e mbushur me një numër të madh palësh në gjyq.
“Po hetojmë se çfarë lloj shpërthimi ishte. Ende nuk është e qartë. Do të jemi në gjendje të japim më shumë detaje pasi të marrim një raport nga ekipi ynë mjeko-ligjor”, tha një zëdhënës i policisë të martën.
“Ndërsa parkova makinën dhe hyra në kompleks… dëgjova një zhurmë të fortë në portë”, tha avokati Rustam Malik pas shpërthimit, i cili i bëri njerëzit të iknin dhe dëmtoi automjetet në zonë.
“Ishte kaos i plotë, avokatë dhe njerëzit po vraponin brenda kompleksit. Pashë dy trupa të vdekur të shtrirë në portë dhe disa makina ishin në flakë”, tha Malik, një nga dëshmitarët që foli për agjencinë e lajmeve AFP.

