Shpërthim i fuqishëm në Republikën Domenikane, 11 persona të vdekur

Shpërthim i fuqishëm në Republikën Domenikane, 11 persona

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në qytetin San Cirtobal, në Republikën Domenikane. BBC raporton se shpërthimi ndodhi të hënën ndërsa zyrtarët kanë identifikuar trupat e 10 të rriturve dhe të një foshnje katërmuajshe.

Por numri i viktimave pritet të rritet. Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit. Dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur. “Ne po bëjmë çfarë është e mundur që ti gjejmë ata”, ka thënë presidenti Luis Abinader.

Dhjetëra tjerë janë lënduar. Qindra zjarrfikës po luftojnë ende me zjarre në katër nga nëntë objektet që u përfshinë nga zjarri. Në mesin e ndërtesave të shkaktuara në qytetin në periferi të kryeqendrës Santo Domingo, janë edhe një fabrikë e plastikës dhe një klinik veterinare.

 

EMISIONET