Shpërthim i fuqishëm në Pakistan/ Treni goditet në Quetta, mbi 25 të pl*gosur dhe vagona të përmbysur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë një linje hekurudhore në qytetin Quetta, në provincën Balochistan të Pakistanit, duke lënë të plagosur më shumë se 25 persona.
Ngjarja ndodhi teksa një tren pasagjerësh po kalonte në zonë. Si pasojë e shpërthimit, dy vagona u përmbysën dhe u përfshinë nga flakët, ndërsa në zonë u krijua një re e madhe tymi të zi.
Sipas autoriteteve lokale, mbi 30 persona janë dërguar në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme në ndërtesa dhe automjete pranë vendit të ngjarjes.
Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e mundshëm të sulmit. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.
Quetta ndodhet në një rajon që prej vitesh përballet me tensione dhe sulme të armatosura, duke mbetur një nga zonat më të paqëndrueshme në Pakistan.
????26+ civilians martyred in Quetta. FAH-BLA has claimed a devastating vehicle-borne suicide attack on a passenger train ahead of Eid. Tragically, women, children & elderly citizens are among the victims repeating their cowardly pre-Eid tactic seen against the Jaffer Express.
— Hamza Lashari (@Hamza_Lashari18) May 24, 2026
The… pic.twitter.com/ZvNjYy70cX


