“Shpërthen” fruthi në Teksas, dy fëmijë të mitur humbin jetën/ Ngrihet alarmi në të gjithë vendin

“Shpërthen” fruthi në Teksas, dy fëmijë të

Në Teksasin perëndimor ka “shpërthyer” në mënyrë të frikshme një fruth ngjitës, teksa dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e saj.

Sekretari i Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr, i cili është përballur me një reagim të ashpër për trajtimin e kësaj sëmundje, thuhet se do të shkojë në Teksas këtë javë.

Teksasi raportoi mbi 480 raste të fruthit këtë vit që nga e premtja, një rritje nga 420 raste në fillim të javës.

“Kjo ngjarje fatkeqe nënvizon rëndësinë e vaksinimit”, tha për BBC Aaron Davis, nënkryetar i Sistemit Shëndetësor UMC. “Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikime serioze, veçanërisht për ata që janë të pavaksinuar.”

 

EMISIONET