Shpërndante në WhatsApp foto sek*suale të të miturve, ish-prezantuesi i BBC paraqitet në gjykatë

Shpërndante në WhatsApp foto sek*suale të të miturve,

Edwards, 62 vjeç, është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në Londër të mërkurën në mëngjes.

Sipas Policisë Metropolitane, veprat penale dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 dhe kanë të bëjnë me 37 imazhe që janë shpërndarë në një bisedë në WhatsApp.

Ish-prezantuesi i BBC News u arrestua nëntorin e kaluar dhe u akuzua muajin e kaluar.

Edwards akuzohet se ka gjashtë imazhe të kategorisë A, klasifikimi më serioz i imazheve të pahijshme, në një telefon. Ai akuzohet gjithashtu se ka pasur 12 fotografi të kategorisë B dhe 19 fotografi të kategorisë C.

Ai u largua nga BBC në prill. Ai ishte më parë spikeri i lajmeve i profilit më të lartë dhe më i paguar i korporatës, një nga prezantuesit kryesorë në “Ten O’Clock News” të “BBC One” dhe shpesh zgjidhej për mbulimin kryesor të ngjarjeve të mëdha kombëtare

EMISIONET