Shpërndante dr*gë në Itali/ Policia i gjen në makinë 41-vjeçarit shqiptar doza k*kaine, th*kë dhe para cash

Shpërndante dr*gë në Itali/ Policia i gjen në makinë

Karabinierët në Raguzë kanë arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në shpërndarje droge në zonën e Chiaramonte Gulfi.

Gjatë kontrollit personal dhe të automjetit, policia ka gjetur disa doza kokaine dhe kanabisi, që dyshohet se ishin të destinuara për shitje.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një thikë dhe rreth 100 euro në para cash, që mendohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm.

Lënda narkotike është dërguar për analiza laboratorike, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Pas arrestimit, gjykata ka vendosur që ai të mbahet në arrest shtëpiak deri në përfundim të procesit hetimor dhe vendimit përfundimtar të gjykatës.

EMISIONET