Shpella në Irlandën e Veriut shndërrohet në “kurth vdekjeje” pas përmbytjeve, evakuohen turistët

Shpella në Irlandën e Veriut shndërrohet në “kurth

Një grup turistësh u detyruan të braktisin me urgjencë shpellat Marble Arch në Irlandën e Veriut, pasi ato filluan të përmbyteshin papritur gjatë një vizite turistike.

Sipas Daily Mail, situata ndryshoi brenda minutash. Fillimisht kushtet ishin të mira, por vetëm 15 minuta pas nisjes së turit, u ndërpre energjia elektrike dhe uji nisi të depërtojë në brendësi të shpellave.

Shkallët u shndërruan në rrëke uji, duke e bërë të pamundur vazhdimin e vizitës. Stafi reagoi me profesionalizëm dhe qetësi, duke shpërndarë çadra dhe udhëhequr turistët drejt një zone të sigurt, pa të lënduar.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me reshje të dendura shiu.

Për të hënën parashikohej një sasi reshjesh sa për dy javë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje dhe probleme të mundshme në qarkullim.

EMISIONET