Shkuan për pushime në Romë por vranë policin pas mashtrimit për kokainën, burg për jetë për dy studentët

Dy studentë amerikanë u shpallën fajtorë për vrasjen e një oficeri policie civil në Itali pas një gjykimi një vjeçar.
Mario Cerciello Rega, 35 vjeç, u vra me thikë për vdekje ndërsa po hetonte prishjen e një pazari droge në Romë në 2019.
Studentët kalifornianë Finnegan Lee Elder dhe Gabriel Christian Natale-Hjorth u dënuan me burgim të përjetshëm.
Finnegan Lee Elder e kishte pranuar se kishte goditur me thikë Regën 11 herë, por pohoi se ai veproi në vetëmbrojtje, duke besuar se oficeri i policisë ishte një kriminel.
"Sapo ndjeva duart e tij duke më shtrënguar qafën, instiktivisht mora thikën dhe e godita disa herë në përpjekje për të shpëtuar prej tij ", tha ai.
Natale-Hjorth, 20 vjeç, u dënua për ndihmën e tij për të fshehur armën në hotelin e tyre.
Sipas ligjit italian, bashkëpunëtorët mund të akuzohen gjithashtu për vrasje.
Të rinjtë kishin argumentuar se Rega dhe partneri i tij i policisë, të cilët nuk kishin veshur ndaj nuk i identifikuan dot si policië, megjithëse oficeri tjetër e mohoi këtë.
Vrasja e Rega mori vëmendje të madhe në Itali. Në kohën që u vra oficeri sapo ishte kthyer në detyrë nga muaji i tij i mjaltit. Turma të mëdha dolën për varrimin e tij në të njëjtën kishë ku ishte martuar vetëm 43 ditë më parë.
Si vdiq Rega?

Dy të rinjtë amerikanë ishin me pushime në Romë kur u përpoqën të blinin kokainë në zonën Trastevere, afër qytetit të Vatikanit, në korrik 2019.
Hetuesit thanë se një burrë me emrin Sergio Brugiatelli i ndihmoi për të gjetur një tregtar. Por studentëve thuhet se u ishin shitur aspirina të shtypura në vend të kokainës.
Përballë këtij fakti ata i rrëmbyen çantën e shpinës Brugiatellit dhe i kërkuan paratë e tyre dhe një gram kokainë në këmbim.
Brugiatelli telefonoi policinë. Rega dhe partneri i tij, Andrea Varriale, mbërritën menjëherë në vendgjarje, të veshur civilë.
Gjatë përleshjes që pasoi, Rega u godit me thikë 11 herë me thikë nga Finnegan Lee Elder.




