Shkoi për të blerë në supermarket, oficeri ndalon grabitjen e armatosur. Shikoni videon

Një oficer policie në Barcelonë është futur në një supermarket për të blerë por ka përfunduar duke ‘luftuar’ me një grabitës, i cili ishte futur brenda për të vjedhur.
Sipas mediave të huaja, grabitësi ishte i armatosur.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e dyqanit shihet oficeri i cili ndërhyn ndërsa grabitësi tenton të marrë paratë te kasa. Siç shihet polici e kap grabitësin dhe me forcë e dytyron të ulet përmbys në dysheme, ku më pas i ka hequr dhe thikën që mbante në dorë.
I dyshuari, 47 vjeç, ndodhet në burg nën dyshimin për grabitje me armë.
Mësohet se 47-vjeçari edhe me parë ishte përfshirë në grabitje.
Shikoni videon.

