Shkaktoi panik në Vatikan, identifikohet 38-vjeçari shqiptar, në Facebook mbante shenjtorin e Fundit të Botës

Shkaktoi panik në Vatikan, identifikohet 38-vjeçari shqiptar,

Quhet Erjol Nako, 38 vjeç me precedent penal për drogë e keqtrajtim ndaj gruas, i divorcuar e baba i dy fëmijëve, shqiptari që gjatë ditës së djeshme shkaktoi panik në rrugët pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Gjithçka ndodhi në ditën e dielë, kur Vatikan është i mbipopulluar nga besimtarët që marrin pjesë në lutjen e shenjtë të Papa Franceskut në Sheshin Shën Pjetro.

Me automjetin e tij tip BMW, Erjol Nako nuk iu përgjigj urdhrit të ndalimit të patrullës së policisë gjë që solli ndjekjen e tij për disa minuta e si në një film policor, mes rrugëve të mbushura me turistë e besimtarë.

Pak para përplasjes me një automjet policie ai ka hedhur nga dritarja e BMW, telefonin si dhe portofolin e tij.

Forcat policore kanë mundur ta bllokojnë vetëm pas përdorimit të pistoletës Taser, një armë elektrike që pas shtënies paralizon për disa minuta trupin e personit në shënjestër duke mos lejuar lëvizjen e tij.

Nën hetimin e autoriteteve italiane është marrë dhe profili social Facebook i shqiptari i cili mbante si foto portret San Michele Arcangelo, shenjtori i Apokalipsit e prej vitit 1949 me dëshirën e Papa Pio XII është zgjedhur si shenjtori mbrojtës i forcave të Policisë.

Sipas liturgjisë kristiane në ditën e Gjykimit Universal do të bie trumbeta që do të anunçojë fundin e botës.

Në profilin e tij në Facebook gjen të shkruar dhe thënien latine "Amor vincit omina", (Dashuria fiton mbi gjithçka).

Ngjarja e djeshme ka shkaktuar panik e frikë tek banorët e zonës, turistët e punonjësit e lokaleve përreth.

Nuk përjashtohet se ndaj shqiptarit mund të kryhet dhe një ekspertizë psikologjike. Ndërkohë analizat mjekësore kanë vërtetuar gjurmë alkooli e droge në gjakun e tij.

Ngjarja ka shkaktuar që në Vatikan të aktivizohej protokolli i antiterrorizmit e rojet zvicerane kanë mbyllur dyer e hekurta të Selisë së Shenjtë.

Pas përplasjes mes BMË e automjetin e policisë dy agjentë policorë si dhe vetë shqiptari janë plagosur lehtë e janë kuruar nga ndihma e shpejtë.

EMISIONET