Shkëputja nga varësia ruse/ Nisin bisedimet për burime të reja furnizimi me energji mes BE dhe Izrael

Shkëputja nga varësia ruse/ Nisin bisedimet për burime të

Në një kohë që Rusia dhe Ukraina mbeten dy vendet kryesore të furnizimit me ushqime, gaz dhe energji, Europa nis përpjekjet për tregje të reja.

Në këtë suazë Shefja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe kryeministrti Italian Mario Draghi kanë nisur takimet në Izrael.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të dy udhëheqësit nisën bisedimet për energjinë me Izraelin I cili është kthyer në një nga importuesit kryesor të gazit natyror falë gjetjeve të mëdha në det të hapur.

Në përfundim të takimit me Von Der leyen, ministri i jashtëm izraelit Yaud Lapid, u shpreh se lidhjet e Izraelit me BE-në  kishin një aspekt strategjik.

Kryediplomatja e Europës vijoi takimet me Ministren izraelite të Energjisë ku përsëritur nevojën e BE-së për gazin izraelit.

Këtë të martë ajo do të takohet edhe me kryeministrin Naftali Bennett dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë "veçanërisht bashkëpunimi energjetik".

Po ashtu në Izrael ka zbarkuar së fundmi edhe Kryeministri Italian, Mario Dragi, i cili ka nisur këtë të martë vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme që pas marrjes së detyrës vitin e kaluar. Dhe sërish në qendër të takimeve do të jenë hapësirate reja të tregjeve larg varësisë ruse.

Më herët Draghi dhe udhëheqës të tjerë të BE-së kanë paralajmëruar klientët evropianë mund të kenë nevojë për mbrojtje pasi kostot e energjisë vazhdojnë të rriten.

Ndërkaq, BE-ja këtë muaj miratoi zyrtarisht një ndalim për shumicënn e importeve të naftës ruse, sanksionet e saj më të ashpra për luftën në Ukrainë.

EMISIONET