Shkencëtarët sjellin prova të reja për jetesën 57 mijë viteve në parë

Shkencëtarët kanë mundur të sjellin prova të reja sa i përket jetesës në 57 mijë viteve në parë.
Në muret e shpellës La Roche-Cotard në France u morën në analizë gjurmët e lëna ndër shekuj dhe më tej ato u vendosën në një sistem tred për të verifikuar nëse kanë qenë të qëllimshme, apo nëse ishin rastësore apo të realizuara prej kafshëve.
Në fakt kemi të bëjnë me sherja të formave të valëzuara, linja të caktuara, pika apo dhe rrotullime të gishtave të shënuara në një lartësi prej 1 metër e 25 centimetër deri në 1 metër e 75 centimetër mbi dysheme.
Për të pasur një rezultat sa më të përafërt me të njëjtat metoda të dyshuara këto forma janë realizuar dhe mbi disa shkëmbinj me përbërje të njëjtë me shpellën. Si konkluzion neandertalët rezulton se i kishin bërë qëllimisht këto gjurmë me gishta të shtrirë, apo dhe me majën e tyre.
Pas kësaj gjetje shkencëtarët theksojnë se mendjet e tyre, edhe pse 57 mijë vite më parë, ishin më komplekse nga ajo që në i mendojmë sot.
Por po ashtu është vendosur dhe një tjetër periudhë të prezencës së tyre në Evrope, pasi shenjat e para të njohura janë ato të gjetura në Bullgari që i përkasin 45 mijë e 500 viteve më parë.

