''Shkëlqimi dhe zbehja'' e Sarkozy/ Çobani: Nga partitë politike në Francë nuk ka patur asnjë koment
Gazetari, Genc Çobani në një intervistë në Ora News u shpreh se dënimi i ish presidentit, Sarkozy është një proces shumë i përfolur në Francë.
Çobani: Në fakt është një proces me të vërtetë shumë i përfolur në Francë.
Megjithatë më tepër nga protagonistët sesa nga politika apo nga analistët flasim për procesin.
Në Francë ekziston një lloj kulture që nuk ndërhyhet në vendimet e drejtësisë.
Sarkozy në mbojtje të tij kanë folur avokatët.
Ka patur mbështetës të tij të cilët ishin edhe sot përpara shtëpisë ku ai banon për të përcjellë drejt burgut.
Por nga partitë politike nuk ka patur asnjë koment.

