Shkelet armëpushimi në Sudan, të shtëna dhe shpërthime në Khartoum

Shkelet armëpushimi në Sudan, të shtëna dhe shpërthime

Të shtëna të forta shpërthyen sërish në Khartoum, duke thyer një armëpushim 24-orësh pak pasi ai do të hynte në fuqi këtë pasdite pas presionit të SHBA-së mbi palët ndërluftuese.

Shpërthime të forta u dëgjuan teksa kanalet televizive arabe transmetonin drejtpërdrejt nga kryeqyteti sudanez, disa minuta pasi armëpushimi filloi në orën 18:00 të ditës së sotme. Avionët luftarakë u panë duke fluturuar në sfond.

 Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nga Japonia ku ai është i vendosur, tha se kishte folur me telefon si me shefin e ushtrisë ashtu edhe me kreun e grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), dhe bëri thirrje për një armëpushim në mënyrë që sudanezët "të mund të "ribashkohen të sigurt me familjet e tyre" dhe të marrin ndihmë humanitare.

Një anëtar i këshillit ushtarak në pushtet të Sudanit i tha Arabiya TV se armëpushimi do të zgjasë 24 orë dhe nuk do të zgjatet.

Një reporter i Reuters tha se dëgjoi të shtënat e tankeve menjëherë pasi armëpushimi do të hynte në fuqi.

Nuk është e qartë se kush është fajtori në këtë situatë kaotike. RSF, në një postim në Facebook, akuzoi ushtrinë për shkelje të marrëveshjes.

Një banor i tha Reuters se dëgjuan një sulm ajror në Omdurman, "qyteti binjak" i Khartoum-it në bregun përballë të Nilit.

Më herët, tingujt e avionëve luftarakë dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në të gjithë Khartoum. Banorët e qyteteve Omdurman dhe Bahri thanë se dëgjuan zjarr kundërajror dhe shtëpitë e tyre u tronditën nga sulmet ajrore. Luftimet u ndezën gjithashtu në Sudanin perëndimor, sipas Kombeve të Bashkuara.

kaos ne sudan

EMISIONET