Shembja e dy ndërtesave në Marok, 22 viktima teksa raportohet për 16 të plagosur

Shembja e dy ndërtesave në Marok, 22 viktima teksa raportohet për

Dy ndërtesa katërkatëshe janë shembur këtë të mërkurë në qytetin maroken të Fezit, duke shkaktuar të paktën 22 viktima dhe 16 të plagosur.

Bëhet me dije nga mediat lokale se në këto ndërtesa ishin tetë familje.

Shembjen kanë ndodhur në periferinë juperëndimorë të Al Massira të pjesës së re të qytetit, ku ndërtesa kishin treguar shenja dëmtimi ndër vitesh.

Ndërkaq po hetohet situata.

Fezi, në Marokun verilindor, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me pjesë që datojnë që nga shekulli i 8-të, si dhe është i treti më i populluar.

Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore.

 Ata që u dërguan në spital pësuan lëndime të ndryshme. E banorët nxituan të fajësonin ndërtimet e parregullta.

Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore. Ata që u dërguan në spital pësuan lëndime të ndryshme. E banorët nxituan të fajësonin ndërtimet e parregullta.

Ministri i strehimit i vendit, Adib Ben Ibrahim, tha në janar se rreth 13,700 ndërtesa në të gjithë vendin ishin nën rrezik të menjëhershëm shembjeje.

 

 

EMISIONET