Shefi i NATO-S: Udhëheqja afgane dështoi, jemi dëshmitarë të një tragjedie

Shefi i NATO-S: Udhëheqja afgane dështoi, jemi dëshmitarë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka reaguar në lidhje me situatën kaotike në Afganistan, duke  fajësuar udhëheqjen  afgane për marrjen e kontrollit të pushtetit nga talibanët, të dielën, 15 gusht.

Stoltenberg thotë se "lidershipi politik afgan nuk arriti të ngrihet" dhe se "dështimi i  lidershipit afgan çoi në tragjedinë që ne jemi dëshmitarë sot".

Në një konferencë nga selia e NATO, Stoltenberg ka deklaruar se situata në Afganistan është jashtëzakonisht serioze dhe e paparashikueshme.

Ai është shprehur se NATO do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimi e qytetarëve në Kabul, raportojnë mediet e huaja.

"Talibanët duhet të respektojnë ata që duan të jetojnë atje. Aeroporti duhet të jetë i hapur. Do të dërgohen avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul”, është shprehur shefi i NATO-s.

Gjatë konferencës, numri një i Aleancës Atlantike shtoi se NATO nuk do të mbështesë qeverinë afgane pas, hyrjes së talibanëve në vend.

"Ne kemi pezulluar të gjithë mbështetjen financiare dhe lloje të tjera të mbështetjes për qeverinë afgane sepse nuk ka asnjë qeveri afgane që NATO të mbështesë," tha Stoltenberg.

"Asnjë para nuk transferohet, asnjë mbështetje nuk i jepet Kabulit pas rënies së qeverisë," shtoi Stoltenberg.

NATO ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan që nga viti 2003 dhe përfundoi operacionet luftarake në 2014, për t'u përqëndruar në trajnimin e forcave të sigurisë kombëtare.

EMISIONET