Shefi i NATO-s, Mark Rutte sqaron komentet e mëparshme për Trump: Nuk e quajta baba

HAGË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters sot.
Rutte shpjegoi se e përdori fjalën “baba” gjatë një konference të mëparshme për shtyp me Trump, ku presidenti amerikan e përshkroi konfliktin midis Iranit dhe Izraelit si dy fëmijë që grinden, sepse ndonjëherë dëgjon vende që e pyesin nëse SHBA-të do të qëndrojë me NATO-n.
“Dhe unë thashë, kjo tingëllon pak si një fëmijë i vogël që i thotë të atit: ‘Hej, a do të qëndrosh ende me familjen?’ Pra, në këtë kuptim, unë përdor fjalën ‘baba’, jo se po e quaja Presidentin Trump baba”, vazhdoi ai.
Më herët ditën e sotme, Rutte ofroi një përshkrim të mënyrës se si Trump e trajtoi krizën e Lindjes së Mesme gjatë bisedimeve të tyre të sotme.
Pasi Trump krahasoi palët në luftë - në këtë rast, Izraelin dhe Iranin - me "dy fëmijë në oborrin e një shkolle", Rutte ndërhyri me analogjinë e tij.
"Pastaj babit ndonjëherë i duhet të përdorë gjuhë të ashpër", tha Rutte.

