SHBA, ZGJEDHJE PËR DREJTËSINË! Susan Crawford, “e demokratëve” fiton drejtimin e Gjykatës së Lartë

SHBA, ZGJEDHJE PËR DREJTËSINË! Susan Crawford, “e

Kandidatja e mbështetur nga demokratët për të udhëhequr Gjykatën e Lartë të Wisconsin në SHBA, Susan Crawford arriti të marrë postin përballë rivalit konservatore të mbështetur nga Presidenti Donald Trump dhe të financuar nga Elon Musk.

Zgjedhjet u panë gjerësisht si një referendum i hershëm mbi presidencën e republikanit Trump, dhe fushata u bë gara gjyqësore me e shtrenjte në historinë e SHBA-së, me mbi 90 milionë dollarë të shpenzuara nga kandidatët, partitë shtetërore dhe grupet e jashtme, sipas të dhënave.

Një fitore e shumanshme për demokratët dhe liberalët që me Susan Crawford ruajnë shumicën 4-3 në Gjykatë përballë konservatorëve.

Në anën politike demokratët e shohin një hap drejt qëllimit të tyre për të rimarrë Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2026, që për momentin është nën kontrollin e republikaneve së bashku me kongresin dhe senatin.

Crawford fitoi me një diferencë të thellë ndërsa në fushatë në krah të saj u përfshinë ish-presidentin Barack Obama dhe miliarderin George Soros.

Rezultati  ishte goditje për Presidentin Donald Trump dhe aleatin e tij miliarder Elon Musk, i cili shpenzoi 21 milionë dollarë për të mbështetur rivalin e saj konservator Brad Schimel. 

Në një fjalim emocionues ajo u shpreh se nuk mund ta kishte imagjinuar si vajzë e rritur në Chippeëa Falls se do të përballej me një nga njerëzit më të pasur të botës për drejtësinë në shtetin e Wisconsin.

Musk në anën tjetër tha se "e ardhmja e qytetërimit perëndimor" është në rrezik, sepse gjykata potencialisht mund të vendosë për rindarjen ose rivizatimin e hartave politike.

Gjykata më e lartë e Wisconsin-it pritet të japë vendime kyçe mbi të drejtat e votës dhe rregullat zgjedhore përpara zgjedhjeve afatmesme të vitit 2026 dhe garës presidenciale të vitit 2028, kur shteti pritet të mbetet një fushëbetejë vendimtare. Trump e fitoi Wisconsin-in në nëntor me më pak se një pikë përqindjeje – diferenca më e ngushtë në çdo shtet.

EMISIONET