SHBA/ Vrasja e CEO-s të kompanisë së sigurimeve shëndetësore, arrestohet një person

SHBA/ Vrasja e CEO-s të kompanisë së sigurimeve

Një 26 vjeçar, i identifikuar si Luigi Mangione është arrestuar në një McDonald’s në Pensilvani si i përfshirë në vrasjen e Brian Thompson, CEO i kompanisë së sigurimeve shëndetësore United Healthcare.

Arrestimi ndodhi për shkak se atij iu gjet një armë e ngjashme me atë të përdorur në vrasje.

Burri dyshohet se ka tentuar të përdorë një ID të rreme në McDonald’s, thanë burimet policore, të cituara nga mediat e huaja.

Me vete burri kishte edhe një pistoletë me silenciator, katër dokumente identiteti false dhe sende të tjera në përputhje me atë që autoritetet dinë për vrasësin e dyshuar.

Të shtunën, autoritetet e Nju Jorkut publikuan dy foto të tjera, njëra prej të cilave ishte bërë në një taksi.

Në të dyja rastet fytyra e të kërkuarit ishte e mbuluar nga një maskë kirurgjikale blu.

EMISIONET