SHBA shkurtojnë një pjesë të ndihmës për sigurinë në vendet baltike

SHBA shkurtojnë një pjesë të ndihmës për

Pentagoni ka paralajmëruar diplomatët evropianë se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të shkurtojnë një pjesë të ndihmës së tyre për sigurinë në Letoni, Lituani dhe Estoni, shtetet baltike që kufizohen me Rusinë.

Reuters raporton se Pentagoni i ka thënë Evropës se duhet të bëhet më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara dhe se nën presidentin Trump, Shtetet e Bashkuara do ta zhvendosin vëmendjen e tyre në përparësi të tjera.

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të ndalojnë së lejuari evropianët edhe që të blejnë naftë ruse.

Donald Trump e bëri deklaratën në një aktivitet ku mori pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.

“Matt, ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia. A mund ta thuash këtë?”, tha presidenti.

“Evropianët po blejnë naftë nga Rusia dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Matt nuk do ta lejojë këtë për shumë kohë tani”, shtoi Trump.

Trump përsëriti se “jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Deri në 7 000 njerëz po vdesin çdo javë pa asnjë arsye”.

Ai theksoi se rënia e mëtejshme e çmimit të naftës do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

EMISIONET