SHBA, në ndërtesën e Kongresit gjendet një pako me kokainë

SHBA, në ndërtesën e Kongresit gjendet një pako me

Policia e Kongresit amerikan njoftoi se ka gjetur një pako me kokainë në ndërtesën e Capitol Hill, e cila është qendra e administratës së vendit.

Në deklaratën e Policisë së Kongresit thuhet se testi i kokainës i kryer për zbulimin e lëndës së bardhë në pakon e gjetur në godinën e Capitol Hill ku ndodhet Kongresi ka rezultuar pozitiv, raportojnë mediat e huaja.

Në deklaratë thuhet se pakoja në fjalë është gjetur në korridorin e katit të dytë, i cili përdorej nga shumë persona.

Rasti vijon të hetohet dhe në kuadër të kësaj do të bëhet testi i ADN-së për të zbuluar se kush e ka vendosur pakon.

Si rezultat i analizave, u zbulua se lënda e dyshimtë e gjetur në Shtëpinë e Bardhë më 2 korrik 2023 ishte kokainë.

Pretendohet se Shërbimi Sekret gjeti drogë në Shtëpinë e Bardhë dy herë në vitin 2022.

 

EMISIONET