SHBA: Ky është 62-vjeçari Saif al-Adel, kreu i ri i organizatës terroriste Al Kaeda

SHBA: Ky është 62-vjeçari Saif al-Adel, kreu i ri i

Në frontin e terrorizmit , SHBA dhe OKB bien dakord që Saif al-Adel, një egjiptian që jeton në Iran , është kreu i ri i Al Kaedës pas vdekjes së Ayman al-Zawahirit në korrik 2022.

"Vlerësimi ynë është në përputhje me atë të Kombeve të Bashkuara: udhëheqësi i ri i Al Kaedës, Saif al-Adel , jeton në Iran," tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Al-Adel, 62 vjeç, është një ish-nënkolonel në forcat speciale të Egjiptit, i përket gardës së vjetër të grupit terrorist dhe gjithashtu ka trajnuar disa nga rrëmbyesit e 11 shtatorit.

Në një raport të OKB-së, të cituar nga Guardian, del se pikëpamja mbizotëruese e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara është "se al-Adel është tani lideri de fakto i Al Kaedës, që përfaqëson vazhdimësinë për momentin”.

Lidershipi i tij nuk mund të deklarohet për shkak të ndjeshmërisë së Al Kaedës ndaj shqetësimeve të talibanëve afganë për mosnjohjen e vdekjes së Zawahirit në Kabul dhe faktit të pranisë së al-Adel në Republikën Islamike të Iranit.

Sipas dëshmive të ndryshme, al-Adel ka qëndruar në Iran vitet e fundit, një strehë për udhëheqjen e Al Kaedës, pavarësisht ndarjes së madhe fetare: organizata terroriste është ekstremiste sunite, ndërsa Republika e Ajatollahëve është shiite.

Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e kreut të ri të Al Kaedës.

EMISIONET