SHBA-Klingbeil: Gjermania mbështet përdorimin e aseteve ruse të ngrira për Ukrainën

SHBA-Klingbeil: Gjermania mbështet përdorimin e aseteve ruse të

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil  tha sot se partnerët perëndimorë të Ukrainës po punojnë për të siguruar miliarda euro hua për të mbështetur përpjekjet e luftës së Ukrainës kundër Rusisë.

Ende nuk ka një marrëveshje për mënyrën e saktë se si asetet e ngrira ruse mund të përdoren për të ndihmuar Kievin, tha Klingbeil nëkuadër të takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “FMN “në Uashington.

“Megjithatë, bisedimet janë shumë konstruktive dhe do të thoja se vullneti politik për të ndjekur këtë rrugë është bërë shumë i qartë”,  shtoi ai.

Ministrat e Financave të BE-së presin që partnerë nga G7, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kanadaja, të bashkohen në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën, tha Klingbeil, i cili gjithashtu shërben si zv/kancelar.

Ai sugjeroi se kjo do të dërgonte një sinjal të qartë presidentit rus,Vladimir Putin, që ai duhet të ndalojë luftën. Në samitin e udhëheqësve të BE-së javën e ardhshme në Bruksel, kancelari gjerman Friedrich Merz dëshiron të argumentojë në favor të përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të rikarikuar Ukrainën.

Merz beson se asetet e bankës qendrore ruse, të cilat janë ngrirë në Belgjikë për shkak të luftës në Ukrainë, mund të përdoren për të ofruar hua pa interes Ukrainës, me një vlerë totale prej 140 miliardë euros . Rusia tashmë i ka quajtur këto plane si vjedhje dhe ka kërcënuar me pasoja.

EMISIONET