SHBA kërcënon me sanksione bankat kineze që ndihmojnë Rusinë

SHBA kërcënon me sanksione bankat kineze që ndihmojnë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të hënën, pas katër ditësh bisedimesh me Kinën, se ajo ka paralajmëruar sanksione për bankat dhe eksportuesit e vendit që ndihmojnë në kapacitetin ushtarak të Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti në Pekin më herët të hënën, duke theksuar lidhjet e ngushta diplomatike të dy vendeve.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se ministrat do të “diskutonin situatën në Ukrainë “.

Yellen tha në një konferencë shtypi në Pekin se”Theksova se kompanitë, përfshirë ato në PRC, nuk duhet të ofrojnë mbështetje materiale për luftën e Rusisë dhe se do të përballen me pasoja të rëndësishme nëse e bëjnë këtë.

Dhe unë përforcova se çdo bankë që lehtëson transaksione të rëndësishme që kanalizojnë mallra ushtarake ose me përdorim të dyfishtë në bazën industriale të mbrojtjes ruse, e ekspozojnë veten ndaj rrezikut të sanksioneve të SHBA”.

EMISIONET