SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja

Që kur Izraeli filloi sulmin ndaj Iranit, thirrjet për ndryshim regjimi janë bërë më të forta, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që kanë ngritur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Shumë iranianë kanë përvojë të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara që zbatojnë një ndryshim regjimi në vendin e tyre.

Fushat e naftës: Në vitin 1953, SHBA-të ndihmuan në organizimin e një grushti shteti për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadegh.

Ai ishte zotuar të shtetëzonte fushat e naftës së vendit një veprim që SHBA-të dhe Britania e Madhe e panë si një goditje serioze, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga nafta nga Lindja e Mesme.

Kulmi i Luftës së Ftohtë: Masa për shtetëzim u pa si popullore në Iran dhe një fitore për BRSS-në e atëhershme.

Forcimi i sundimit të Shahut (Mbretit): Qëllimi i grushtit të shtetit ishte të mbështeste monarkun e Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, për të sunduar si Shah i Iranit dhe për të emëruar një kryeministër të ri, Gjeneral Fazlollah Zahedi.

Grushti i shtetit: Para grushtit të shtetit, CIA, së bashku me Shërbimin Sekret të Inteligjencës Britanike (SIS), ndihmuan në nxitjen e zjarrit anti-Mossadegh duke përdorur propagandë. Në vitin 1953, CIA dhe SIS ndihmuan në bashkimin e forcave pro-Shah dhe organizuan protesta të mëdha kundër Mossadegh, të cilave u bashkua shpejt edhe ushtria.

Paratë e SHBA-së: Dokumentet treguan se për t’i siguruar Zahedit, kryeministrit të ri të vendit, njëfarë stabiliteti, CIA vuri fshehurazi në dispozicion 5,000,000 dollarë brenda dy ditëve nga marrja e pushtetit nga ana e tij.

Dokumentet e CIAS: Në vitin 2013, u publikuan dokumente të deklasifikuara të CIA-s, duke konfirmuar përfshirjen e agjencisë për herë të parë. Por roli i SHBA-së ishte i njohur: Ish-Presidenti Barack Obama pranoi përfshirjen në grushtin e shtetit në vitin 2009.

Kjo pati efekt të kundërt: Pas rrëzimit të Mossadegh, SHBA-të forcuan mbështetjen e tyre për Pahlavi-n për të sunduar si Shah. Iranianët e kundërshtuan ndërhyrjen e huaj, duke nxitur ndjenjat anti-amerikane në vend për dekada të tëra.

Revolucioni Islamik: Shahu (Mbreti) u bë një aleat i ngushtë i SHBA-së. Por në fund të viteve 1970, miliona iranianë dolën në rrugë kundër regjimit të tij, të cilin e konsideronin të korruptuar dhe të paligjshëm. Protestuesit laikë kundërshtuan autoritarizmin e tij, ndërsa protestuesit islamistë kundërshtuan axhendën e tij të modernizimit.

Shahu u rrëzua në revolucionin islamik të vitit 1979, i cili i dha fund monarkisë së mbështetur nga Perëndimi të vendit dhe shënoi fillimin e Republikës Islamike dhe sundimit klerikal.

EMISIONET