SHBA: Fëmijët loznin me pushkë për të bërë video, 13 vjeçari vret 5 vjeçarin

SHBA: Fëmijët loznin me pushkë për të bërë

Është kthyer në tragjedi loja e një grupi fëmijësh të cilët donin ta postinin në rrjete sociale. Një 13 vjeçar qëlloi me  pushkë dhe vrau 5 vjeçarin, të cilët ishin të njohur me njëri tjetrin.

Ngjarja dramatike ka ndodhur në një familje në Brooklyn Park, në Minesota menjëherë pas drekës së Falemnderimit.

Grupi i fëmijëve, 5 - 6 fëmijë, pas drekës kishin nisur të luanin në garazhdin e shtëpisë duke bërë foto dhe video për të postuar në rrjetet sociale.

Fëmijët kishin gjetur pushkën me një plumb në gojë në garazhd. Nga goditja plumbi ka kapur fëmijën më të vogël.

Ka ende shum detaje të paqarta mbi ngjarjen e rëndë ndërsa 13 vjeçari ndodhet në burg dhe pritet të akuzohet për vrasje me dashje.

Kjo dramë ka rikthyer debatin mbi armët në Amerikë, shteti që ka numrin më të madh të armëve në qarkullim. Sipas të dhënave të fundit, ka më shumë armë se amerikanë. 120 armë për 100  banorë.

EMISIONET