SHBA dhe Kina në negociata të reja, Trump takon Xi Jinping në Pekin

SHBA dhe Kina në negociata të reja, Trump takon Xi Jinping në

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbërrijë të mërkurën në mbrëmje në Pekin, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë.

Programi i vizitës parashikon një aktivitet publik të enjten në mëngjes dhe më pas një darkë zyrtare mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Të premten në mëngjes, para nisjes së Trump nga Kina, do të zhvillohen edhe takime teknike mes ekipeve të të dy vendeve.

Në fokus të vizitës është takimi me presidentin kinez Xi Jinping, ku pritet të diskutohen marrëveshje të reja në tregti dhe investime. Bisedimet do të prekin gjithashtu fusha si energjia, bujqësia dhe hapësira.

Nga pala amerikane është bërë e ditur se Trump pritet të ftojë Xi Jinping për një vizitë zyrtare në SHBA gjatë vitit 2026.

Gjithashtu, në tryezën e bisedimeve mund të përfshihen edhe çështje ndërkombëtare si Irani dhe Rusia, si dhe zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale, për të cilat Uashingtoni ka shprehur shqetësime.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qartë se nuk parashikohet ndryshim në qëndrimin e tyre për Tajvanin, ndërsa deri tani nuk është shënuar përparim në bisedimet me Kinën për çështjet bërthamore.

EMISIONET