SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes surprizë?/ “Deklarata e Islamabadit” mund të hapë kapitullin e ri të negociatave historike

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes surprizë?/ “Deklarata e

Një marrëveshje paraprake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të shpallet shumë shpejt me emrin “Deklarata e Islamabadit”.

Lajmi është publikuar nga Al Arabiya, duke iu referuar burimeve të rëndësishme në Islamabad.

Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të jetë në formën e një memorandumi mirëkuptimi, i cili do të hapë rrugën për negociata të reja mes Uashingtonit dhe Teheranit për çështjet që vazhdojnë të mbeten pezull.

Mësohet se Pakistani do ta publikojë zyrtarisht memorandumin pa praninë direkte të delegacioneve nga SHBA-ja dhe Irani. Në një fazë të dytë, të dy vendet pritet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për vijimin e negociatave mbi marrëveshjen përfundimtare.

EMISIONET