SHBA – “Boeing” kontratë 2,8 miliardë dollarë për prodhimin e satelitëve

SHBA – “Boeing” kontratë 2,8 miliardë dollarë

Gjigandi amerikan i hapësirës ajrore “Boeing” ka siguruar një kontratë prej 2,8 miliardë dollarësh – për të prodhuar satelitë – si pjesë e programit të Forcave Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan dje kompania dhe qeveria amerikane.

“Marrëveshja fillestare mbulon dy satelitë, me mundësi për dy njësi shtesë në të ardhmen”, tha kompania në një deklaratë.

Satelitët do të sigurojnë vazhdimësinë e ekzekutimit të misionit të Komandës, Kontrollit dhe Komunikimit Bërthamor”, tha në një deklaratë Komanda e Sistemeve Hapësinore.

Pritet që kompania të dorëzojë satelitin e parë deri në vitin 2031.

“Është një kohë kritike për të avancuar me mjetet hapësinore të SHBA-së dhe për të siguruar paqen përmes forcës”, tha Cordell DeLaPena, zyrtar i Forcës Hapësinore të SHBA-së.

“Misioni strategjik i komunikimit kërkon mbrojtje, fuqi dhe mjete – gjithmonë të disponueshme, madje edhe gjatë përpjekjeve të armikut për të ndërprerë lidhjen tonë. Këta satelitë do të ofrojnë lidhje nga hapësira si pjesë e një arkitekture të rifreskuar NC3 për kombin tonë”, shtoi ai.

EMISIONET