Shabani: Në diktaturë shteti vuan psikozat e një njeriu, jemi kryer 100 vite pas me luftën

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Endri Shabani, Nisma Thurje u shpreh se fatkeqësia e një diktature është se i gjithë shteti vuan psikozat e një njeriu.

Sipas tij, bota është rikthyer 100 vite pas, pasi deri dje mendohej se nuk duheshin ushtritë dhe armët bërthamore, apo investimi ushtarake.  

Shabani: Fatkeqësia e një diktature është se i gjithë shteti vuan psikozat e një njeriu. Ai është kaq i pushtetshëm në majën e një piramide sa që edhe kur ai rrëshqet nga maja vuan e gjithë shoqëria. Ai nuk është vetëm sepse aty ka një piramidë të korruptuarish.

Ne jemi rikthyer 100 vite pas, që shtetet deri dje të cilët mendonin se nuk ia vlen më që të kesh arme bërthamore dhe të kesh ushtri,  tashmë po i rikthehen kësaj gjëje. Madje ka pasur njerëz që kanë thënë se nuk duhen as armët bërthamore dhe ushtritë sepse luftërat janë soft power. Kjo është fatkeqësia në këtë mes. 

EMISIONET