Sekuestrohen mjaftueshëm fentanyl, kokainë dhe pilula sa për të vrarë 1.5 milionë njerëz

Sekuestrohen mjaftueshëm fentanyl, kokainë dhe pilula sa për

Policia në Florida ka sekuestruar mjaftueshëm fentanyl për të vrarë të gjithë popullsinë e Estonisë.

Zyra e Sherifit të Jacksonville njoftoi të hënën (19 shtator) se oficerët kishin kryer me sukses një kapje droge ku u zbulua mjaftueshëm fentanil për të vrarë 1.5 milionë të rritur.

Departamenti i policisë shpërndau gjithashtu një foto të drogës së sekuestruar të mbështjellë në ambalazh transparent.

Zyra e Sherifit të Jacksonville shkroi në Twitter: “Njësia e Narkotikëve sekuestroi 3 kilogramë fentanyl, 1,26 kilogramë kokainë & mbi 6000 pilula të falsifikuara që përmbajnë fentanyl; aq sa për të vrarë 1.5 milion njerëz.”

Në prill, oficerët e kontrollit kufitar - së bashku me ndihmën e një oficeri të besueshëm në Arizona kapën tri pako me fentanyl sa për të vrarë 2.7 milionë njerëz .

Në atë kohë, John R Modlin, një agjent i patrullës kufitare të SHBA-së, shkroi në Twitter: “Tri pako me fentanyl që peshonin 12 paund u kapën nga agjentët e Stacionit Nogales në pikën e kontrollit I-19. Vetëm 2 miligramë fentanyl mund të jenë vdekjeprurëse për njeriun”

EMISIONET