Sekuestro historike në Atlantik/ Spanja kap 40 ton k*kainë në një anije pranë Ishujve Kanarie, 20 të arrestuar

Policia në Spanja ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine në një operacion në Oqeanin Atlantik, pranë Ishujt Kanarie.
Sipas autoriteteve të Garda Civile e Spanjës, në anijen e ndaluar janë gjetur rreth 35 deri në 40 ton kokainë, një nga sekuestrimet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Evropë.
Rreth 20 persona janë arrestuar gjatë operacionit.
Anija ishte nisur nga Freetown në Sierra Leone dhe kishte destinacion Bengazi në Libia. Dyshohet se droga do të transferohej në anije më të vogla për t’u shpërndarë më pas në Evropë.
Spanja shihet shpesh si një pikë hyrëse për trafikun e drogës drejt Europës, për shkak të lidhjeve me Amerikën Latine dhe afërsisë me Afrikën e Veriut.
Autoritetet kujtojnë se edhe në vitin 2024 dhe në fillim të vitit 2025 janë bërë sekuestrime të mëdha kokaine, duke përfshirë dhjetëra tonë në operacione të ngjashme detare.


