Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë: Tërheqja e Rusisë shënon një tjetër dështim strategjik
Tërheqja e trupave ruse nga Kherson shënoi një tjetër dështim strategjik për autoritetet ruse në sfondin e agresionit të tyre kundër Ukrainës. Kështu u shpreh në reagimin e tij Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Uallace, I cili deklaroi se Britania e madhe dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë t’i mbështesin ukrainasit.

Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Uallace deklaron se tërheqja e shpallur e Rusisë nga Kherson shënon një tjetër dështim strategjik për ta.
Në shkurt, Rusia nuk arriti të marrë asnjë nga objektivat e saj madhore përveç Khersonit, ndaj tani, tha Uallace, njerëzit e zakonshëm të Rusisë duhet të pyesin veten: “Për çfarë ishte e gjitha?”
Në deklaratën e tij sekretarit britanik të mbrojtjes theksoi se ushtria ruse kishte pësuar një humbje të madhe jetësh si rezultat i pushtimit të paligjshëm të Ukrainës dhe kishte arritur vetëm izolimin dhe poshtërimin ndërkombëtar.
Ndërsa shtoi se Ukraina do të vazhdojë të qëndrojë në front, ndaj Mbretëria e Bashkuar dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë t’i mbështesin ata.
Tërheqja e rusëve nga Kherson, Uallace theksoi se është e mirëpritur, pasi askush nuk do të nënvlerësojë kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet Federata Ruse.
Siç u raportua, të premten, Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes raportoi se Ukraina po rivendoste kontrollin mbi Kherson, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës po hynin në qytet dhe e vetmja mundësi për ushtrinë ruse për të shmangur vdekjen ishte të dorëzoheshin menjëherë.
Edhe Shtëpia e Bardhë përshëndeti “fitoren e jashtëzakonshme” të Ukrainës në rimarrjen e qytetit nga rusët.

