Scholz: Përmbytjet në vendet fqinje shqetësuese

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përmbytjet aktuale në disa vende evropiane. “Përmbytjet që po shohim janë shqetësuese”, tha Scholz gjatë një vizite në Kazakistan.
Kancelari gjerman premtoi mbështetje për qytetarët në vendet fqinje të prekura nga përmbytjet. “Ne do të ndihmojmë me aq sa mundemi”, shtoi Scholz.
Situata e përmbytjeve është kritike në disa vende dhe numri i të vdekurve po rritet. Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga reshjet shkatërruese në Rumani, Poloni, Republikën Çeke dhe Austri.
Në disa pjesë të mëdha të zonës së fatkeqësive, rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë mbushur me ujë dhe digat janë shkatërruar pjesërisht.
