Scholz kujton të drejtat e hebrenjve/ Kancelari gjerman ndez qiriun e parë: Mënyra për të thënë “Kurrë më”
Në prag të festivalit 8 ditor të hebrenjve kancelari gjerman Olaf Scholz ka dhënë mesazhe të forta për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Me ndjezjen simbolike të qiriut të parë theksoi barazinë që duhet të kenë në shoqëri.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, në prag të festivalit të dritave që ata mbajnë çdo vit.
“Kjo është në veçanti me rëndësi për ne”, ka thënë Scholz në Berlin. “Kjo është mënyra se si secili mund ta përforcojë shprehjen “Kurrë më’”.
Scholz e ka ndezur qiriun e parë në një shandan të gjatë me nëntë shtylla, të njohur si hannukiah, në Portën e Brandenburgut.
Ai ka thënë se ka qenë e përshtatshme që ky shandan të qëndrojë në zemrën e kryeqytetit gjerman, “si simbol i shpresës dhe besimit”.
Sinkron Nuk e pranojmë faktin që shtetasit tanë hebrenj duhet të frikësohen për të treguar hapur fenë e tyre, kulturën, përditshmërinë, kur dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Organizatori i ngjarjes, rabini Yehuda Teichtal, e ka falëndëruar Gjermaninë, dhe Scholzin, duke e cilësuar vendin si fener të demokracisë. Mesazhi i Hanukkah është “drita mbi errësirën, demokracia mbi tiraninë”, ka thënë Teichtal. Ai ka bërë thirrje për “më shumë drita, më shumë lumturi, më shumë vetëdijësim për hebrenjtë”.
Hanukkah përkujton ridedikimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas një revolte kundër grekëve në vitin 164 para erës sonë, dhe “mrekullinë e dritës” së një qiriu që digjet për tetë ditë. Festivali zgjat tetë ditë, këtë vit deri më 15 dhjetor. Çdo ditë, ndizet nga një qiri në shandan.



