SARKOZY MARRËVESHJE ME GADAFFIN? Prokurorët francez 'hedhin' dyshime për financimin e fushatës në 2007

Prokurorët francezë kanë kërkuar 7 vite burg për ish-presidentin e Francës Nicolas Sarkozy në procesin e apelit për çështjen e financimit të dyshuar të fushatës së tij presidenciale.
Ai akuzohet se ka pasur një marrëveshje me ish-udhëheqësin libian Muammar Gaddafi, ku dyshohet se Libia ka financuar fushatën e tij në zgjedhjet e vitit 2007 që ai i fitoi.
Sipas prokurorisë, në këmbim të mbështetjes financiare, Sarkozy do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të regjimit të Gaddafit.
Sarkozy i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.
Në një vendim të mëparshëm, ai ishte shpallur fajtor për “komplot kriminal”, por ishte liruar nga disa akuza të tjera, përfshirë korrupsionin direkt.
Nëse gjykata e apelit e dënon, ish-presidenti francez rrezikon deri në 10 vite burg. Vendimi përfundimtar pritet të jepet më 30 nëntor.


