Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e

Rusia reagoi për sanksionet e vendosura nga BE-ja së fundmi, duke kërcënuar për një “përgjigje të dhimbshme” ndaj çdo veprimi të Unionit, që do të përfshinte sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse.

Paralajmërimi erdhi ndërsa udhëheqësit e BE-së u takuan në Bruksel për të diskutuar një plan për të përdorur asetet si bazë për një “kredi kompensimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën.

BE miratoi edhe paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, e mbështetur edhe nga SHBA-të.

“Çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e Rusisë është i pavlefshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar dhe të traktateve.

Nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të marrë fondet e dikujt tjetër pa dëmtuar xhepin dhe prestigjin e atyre që po shpronësojnë“, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Sipas planit të BE-së, asetet ruse nuk do të sekuestroheshin dhe Rusia do t’i mbante paratë e mbajtura në institucionin financiar belg Euroclear.

Por Zakharova tha se plani tregonte se Evropa “nuk është më një strehë e sigurt për asetet financiare”.

EMISIONET