Rusia shenjëstron civilët në Ukrainë! Katër viktima nga raketat e dronët! Energjia e infrastruktura, objektivi kryesor. Polonia ngre avionët

Rusia ka goditur Ukrainën me dhjetëra raketa dhe qindra dronë gjatë natës. Sulmet shkaktuan viktima, dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje të energjisë në disa rajone të vendit.

Rusia shenjëstron civilët në Ukrainë! Katër viktima nga

Rusia ka goditur Ukrainën me një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë gjatë natës, duke shkaktuar të paktën katër viktima dhe dëme të mëdha në disa rajone të vendit. Autoritetet ukráinase bëjnë të ditur se objektivi kryesor i sulmeve ishte infrastruktura energjetike në rajonin e Kievit.

Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, sulmet kanë shkaktuar dëmtime edhe në ndërtesa banimi, shkolla dhe biznese. Ai theksoi se përveç rajonit të Kievit janë goditur edhe rajonet Sumy, Kharkiv, Dnipro dhe Mykolaiv.

Zelensky bëri të ditur se gjatë sulmit janë përdorur rreth 430 dronë dhe 68 raketa, shumica e të cilave janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Megjithatë, disa prej tyre arritën të godasin objektiva në territorin ukrainas.

Katër viktimat u raportuan në rajonin e Kievit, ndërsa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur. Sipas administratës ushtarake rajonale, dëme janë regjistruar në katër zona të ndryshme të këtij rajoni.

Ministria e Energjisë e Ukrainës njoftoi se si pasojë e sulmeve dhe bombardimeve në zonat pranë vijës së frontit, konsumatorët në gjashtë rajone kanë mbetur pa energji elektrike. Sulmet kanë dëmtuar edhe një pjesë të infrastrukturës kritike të vendit.

Presidenti ukrainas paralajmëroi gjithashtu se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet në Lindjen e Mesme për të intensifikuar sulmet në Ukrainë dhe për të rritur presionin mbi Evropën. Ai u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të shtojnë prodhimin dhe furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë, sulmi ka shkaktuar alarm edhe në vendet fqinje. Polonia, anëtare e NATO-s, ngriti avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, megjithatë ushtria polake bëri të ditur se nuk u regjistruan shkelje të territorit të saj.

Sulmet ajrore ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukráinase kanë qenë të shpeshta gjatë luftës që ka hyrë në vitin e katërt.

EMISIONET