Rusia pranon se ka nisur ofensivën në lindje të Ukrainës

Rusia pranon se ka nisur ofensivën në lindje të Ukrainës

Rusia ka konfirmuar se ka nisur ofensivën në rajonin e Donbasit, të cilën e quajtën faza tjetër e të ashtuquajturit operacion special. Sulmin e ka pranuar edhe ministri i jashtëm  rus, Lavrov i cili tha se Moska nuk do të përdorë armë bërthamore.

Rusia ka konfirmuar se ka nisur ofensivën në rajonin e Donbasit, ashtu siç njoftoi edhe presidenti Zelenski.

Ministri rus i Mbrojtjes Shouigu, tha se kishte marrë urdhër nga Presidenti Vladimir Putin.

Shouigu: "Ushtria ruse po përmbush detyrat e vendosura nga Komandanti Suprem në një linjë me operacionin special ushtarak. Gradualisht po implementojmë planin tonë për çlirimin e republikave të Donjeckut dhe Luhansku duke marrë masa për të rikthyer jetën paqësore. "

Më herët Moska tha se raketat ajrore me precizon të lartë kanë goditur 13 baza ushtarake të Ukrainës në rajonin e Donbasit.

Ofensivën ruse në rajonin lindor të Ukrainës e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lavrov komentoi edhe frikën më të madhe të mbarë globit, atë të mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore, të cilën e ka proklamuar më së shumti presidenti ukrainas, Zelenski.

Lavrov: "Zelenski thotë shumë gjëra, varet nga çfarë pi ose tymos, ai thotë shumë gjëra."

Lavrov përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë duke shtuar se do të përdoren vetëm armë konvencionale.

 

EMISIONET