Rusia paralajmëron Trump kundër rifillimit të testimeve të armëve bërthamore

Rusia paralajmëron Trump kundër rifillimit të testimeve të

Rusia ka paralajmëruar se mund të rifillojë testimet e armëve bërthamore, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi planet për të rinisur testet për herë të parë në më shumë se 30 vjet.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se ”shpreson që Trump të jetë informuar saktë në lidhje me testet e fundit ruse, të cilat nuk ishin të armëve bërthamore”.

Ai tha gjithashtu se ”Rusia është e përgatitur të vazhdojë negociatat për çarmatimin bërthamor me Shtetet e Bashkuara, por se Trump ende nuk u është përgjigjur propozimeve të saj”.

Në një postim në Truth Social, Trump njoftoi ”fillimin e menjëhershëm të testeve të reja të armëve bërthamore, duke justifikuar masën duke cituar programet e testimit të vendeve të tjera”. Lloji i testeve dhe armët që do të testohen mbetën të paqarta. SHBA-të kryen teste të fundit të këtij lloji në vitet 1990.

EMISIONET