Rusia njofton mbylljen e konsullatës polake pas akuzave për sabotim hekurudhor

Rusia njofton mbylljen e konsullatës polake pas akuzave për sabotim

Ministria e Jashtme e Polonisë urdhëroi mbylljen e misionit në Gdansk, në bregdetin verior të Baltikut, në përgjigje të sulmeve sabotuese për të cilat Varshava fajëson Moskën.

Një linjë hekurudhore polake u dëmtua në nëntor në sulme që Varshava ia atribuon një taktike të “luftës hibride” të përdorur nga Kremlini.

Polonia më parë ka mbyllur dy konsullata të tjera ruse, në qytetin perëndimor të Poznanit dhe në Krakovë në jug, pas akuzave të mëparshme për sabotim.

Çdo mbyllje është përballur me masa hakmarrëse nga Moska, duke prekur më parë konsullatat polake në Shën Petersburg dhe Kaliningrad.

 “Më 27 nëntor, ambasadori polak Krzysztof Krajewski u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse dhe iu dorëzua një notë me të cilën informohej se në përgjigje të veprimeve të autoriteteve polake, të cilat kanë tërhequr pëlqimin për funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të Federatës Ruse në Gdansk që nga 23 dhjetori, pala ruse ka vendosur të tërheqë pëlqimin për funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Polonisë në Irkutsk”, tha ministria ruse në një deklaratë.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Varshavë tha se masa hakmarrëse e Rusisë ishte e pritshme dhe se funksionet e konsullatës do të merreshin përsipër nga konsullata polake në Moskë.

Duke shtuar se Varshava nuk planifikonte masa të mëtejshme në përgjigje, zëdhënësi Maciej Wewiór i tha agjencisë shtetërore polake  tha se”

“Mbyllja e konsullatës ruse në Poloni ishte rezultat i një akti de facto terrorist në territorin e Republikës së Polonisë.”

 

 

 

 

EMISIONET