Rusia feston fitoren në Bakhmut, Kievi pretendon se luftimet vazhdojnë

Rusia feston fitoren në Bakhmut, Kievi pretendon se luftimet vazhdojnë

Rusia shpalli fitoren në Bahmut, një qytet që në lindje të Ukrainës i cilësuar kyç për ecurinë luftës, ndonesë zyrtarët ukrainas pretendojnë se beteja vijon.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga Japonia ku u takua me liderët e G 7 tha se pak ka mbetur nga Bakhmuti dhe se qyteti është shkatërruar pothuajse plotësisht.

I pyetur nëse Bahmuti ishte nën kontrollin e Ukrainës, Zelensky nuk ishte plotësisht i qartë, por tha: “Mendoj që jo”, gjë që u interpretua si konfirmim i humbjes.

“Sot, Bahmuti është vetëm në zemrat tona”, tha Zelensky.

Më vonë zyra e presidentit ukrainas më vonë sqaroi se Zelensky nuk deklaroi se qyteti kishte “rënë”.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas, it ha CNN se përgjigja e Zelenskyt, “mendoj që jo”, i referohej pretendimeve ruse se ata kishin pushtuar qytetin.

“Presidenti mohoi që Bahmut ishte marrë”, tha AI.

Deklarata e presidentit ukrainas erdhi vetëm disa orë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e ushtrisë private Ëagner, të mbështetura nga trupat ruse, kishin marrë Bakhmutin.

Themeluesi i Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, më herët publikoi një video duke pretenduar se forcat e tij kontrollonin të gjithë qytetin, megjithëse qeveria ukrainase e mohoi shpejt këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar ushtarët “për pushtimin e qytetit”, me mesazhin se më të merituarit do të shpërblehen, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Këto pretendimet vijnë pasi Ukraina thuhet se realizoi përparim të prekshëm në fushën e betejës, në rrethet në veri dhe në jug të Bakhmutit.

Në anën tjetër prej kohësh thuhej se Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë, e cila pritet në një ose më shumë lokacione përgjatë vijës së betejës, e cila është e gjatë më shumë se 1.000 kilometra.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se numri i ushtarëve rus të vrarë dhe të plagosur në Bakhmut , sillet ndërmjet 20.000 dhe 30.000, ndërsa edhe ushtria ukrainase gjithashtu ka pësuar humbje të mëdha.

Beteja për Bahmutin është më e gjata që prej nisjes së pushtimit Rus në Ukrainë në Shkurt të vitit 2022.

EMISIONET