Rusia dhe Kina inagurojnë urën mbi 300 milion dollarëshe

Rusia dhe Kina kanë inaguruar urën e parë që do të lidhë dy vendet fqinje.
Ura lidh qytetin rus Blagoveshchensk me qytetin kinez Heihe, në lumin Amur. Sipas raporteve nga agjencia ruse e lajmeve "Ria Novosti", ura u hap me qëllim transportin e mallrave nga ku cdo ditë do të kalojnë mbi 600 kamionë.
Sot u bë dhe ceremonia e inagurimit të urës e shtyrë prej dy vitesh për shkak të pandemisë. Deri më tani transporti tregtar midis vendeve bëhej me ura të lëvizshme ose varka.

Ura është rreth një kilometër e gjatë dhe mendohet se ka kushtuar rreth 18.8 miliard rubla (318 milion dollarë), për seksionin rus. Për shkak të kufizimeve nga Covid, momentalisht nuk lejohet qarkullimi i pasagjerëve.
Në prill përfundoi gjithashtu dhe ndërtimi i urës së parë hekurudhore mes vendeve, që pritet të hapet në gusht.
Të dyja objektet janë pjesë e iniciativës ambicioze "Belt and Road" për një Rrugë të Re të Mëndafshit, e cila synon të krijojë një hapësirë logjistike dhe teknologjike euroaziatike me qendër rreth Kinës.
Ky është një projekt që ka edhe konotacione të forta gjeopolitike mes vendeve.


