Rusia akuzon Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Moskës dhe Kievit duke nxitur "histerinë" mbi vrasjet e civilëve në Bucha.
“Ngrihet pyetja: Për çfarë qëllimi shërben ky provokim që haptazi është i pavërtetë? Ne besojmë se kjo është për të gjetur një pretekst për të sulmuar negociatat që po vazhdojnë”, tha Lavrov në një video-mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror rus.
Zyrtarët nga Ukraina dhe vendet perëndimore kanë thënë se ka prova se Rusia ka kryer krime lufte.
Moska mohon akuzat dhe i ka quajtur akuzat një "falsifikim monstruoz", siç raportohet në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte dhe Ukraina gjithashtu ka ngritur një ekip për të mbledhur prova.

