Rusi/ Dolën të protestonin në Rusi, gratë zhvishen në komisariat dhe filmohen nga kamerat e policëve

Rusi/ Dolën të protestonin në Rusi, gratë zhvishen në

Policia ruse ka arrestuar 20 gra pas protestës që ata bënë kundër luftës dhe i detyruan ato të zhvisheshin duke u filmuar nga kamerat e policëve.

Gratë të moshës 18 deri në 27 vjeç u mblodhën pranë një mitingu në qytetin Nizhny Novgorod.

Sipas avokatit të tyre, gratë janë trajtuar në mënyrë poshtëruese dhe të turpshme.

Oficeret u kanë kërkuar atyre të zhvisheshin, por në dyert e qelive shpesh të hapura, kalonin dhe oficerë meshkuj.

Në të gjitha rastet kamerat e tyre të vendosura në uniformë tregojnë abuzimin e bërë ndaj grave. Ndërkohë të gjithë burrat e arrestuar në të njëjtën kohë nuk iu nënshtruan urdhërit të zhveshjes.

"Jam shumë e indinjuar se si ato u poshtëruan në dhomën e paraburgimit duke u zhveshur. Ato u kontrolluan duke u zhveshur e duke u ulur në prani të oficerve," tha avokatja Olimpiada Usanova.

Sipas saj një kontroll i dytë u krye në dhomë, ku grave iu kërkuan të hiqnin bluzet e të brendshmet.

Avokatja shprehet se fakti që gratë u zhveshën dhe u kontrolluan ashtu dhe në prani të oficerëve meshkuj është e papranueshme.

Çdo gjë sipas saj është filmuar nga kamerat e oficerëve të policisë që u treguan çnjerëzorë me gratë ndërsa burrave nuk i kërkuan një gjë të tillë.

EMISIONET