RRUGË APO ARA ME ORIZ? Dilema e autostradës së re në Madagaskar
Një autostradë e re në Madagaskar pritet të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit mes kryeqytetit dhe portit kryesor, por po shkakton shqetësim tek komunitetet rurale. Banorët e fshatrave thonë se rrezikojnë të humbasin tokat bujqësore.

Një projekt i madh infrastruktur në Madagaskar po premton zhvillim ekonomik, por njëkohësisht po kërcënon jetesën dhe trashëgiminë e komuniteteve rurale.
Në fshatin që ndodhet rreth dy orë larg kryeqytetit një shtyllë e kuqe prej druri e vendosur në tokë shënon vendin ku pritet të kalojë një autostradë e re me dy korsi dhe pagesë.
Për banorët vendas, kjo shenjë paralajmëron fundin e një mënyre jetese që ka zgjatur brez pas brezi.
Këtë shqetësim e ndajnë edhe fermerë të tjerë në zonë, megjithëse autoritetet kanë premtuar se kompensimi do të jepet brenda një viti pas përfundimit të ndërtimit.
Autostrada e planifikuar do të lidhë portin kryesor dhe qytetin e dytë më të madh të vendit.
Projekti, i sjellë nga kompania egjiptiane Sancrete, do të shtrihet rreth 260 kilometra dhe pritet të kushtojë rreth 1 miliard dollarë.
Një e pesta e financimit do të vijë nga shteti, ndërsa pjesa tjetër nga burime të jashtme, përfshirë Bankën Arabe për Zhvillim Ekonomik në Afrikë.
Sipas qeverisë, autostrada do të ulë kohën e udhëtimit mes kryeqytetit dhe portit nga deri në 16 orë aktualisht, në vetëm tre orë.
Kjo pritet të rrisë ndjeshëm aktivitetin, të krijojë vende të reja pune dhe të ndihmojë eksportin e produkteve vendase, përfshirë vaniljen, për të cilën Madagaskari është i njohur në mbarë botën.
Autoritetet pohojnë gjithashtu se rruga e re do të ndihmojë në uljen e ndotjes deri në 30%, falë udhëtimeve më të shkurtra.
Ndërkohë, shqetësimet mjedisore mbeten të mëdha në një vend që është ndër më biodiverset në botë.

