Rritet numri i raporteve të paidentifikuara të UFO-ve
Zyrtarët e Pentagonit deklararuan se raportet për objekte fluturuese të paidentifikuara, të njohura si “UFO”, u rritën nga 510 në 650. Sean Kirkpatrick, Drejtor i Zyrës për Zgjidhjen e Anomalive në të gjitha fushat në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së tha se aktualisht po hetojnë më shumë se 650 raporte të objekteve fluturuese të paidentifikuara.
Kirkpatrick foli në një seancë dëgjimore në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit mbi kërcënimet dhe aftësitë e reja. Duke komentuar aktivitetet e zyrës së tij, e cila u krijua në gusht të vitit të kaluar, Kirkpatrick tha se numri i objekteve fluturuese të paidentifikuara që ata po ekzaminojnë aktualisht është 650.
“Nga më shumë se 650 rastet që kemi, ne i kemi dhënë përparësi gjysmës së tyre si me vlera anormale interesante dhe do t’i shqyrtojmë ato për të parë se sa të dhëna kemi për to”, tha Kirkpatrick.
Në raportin e publikuar nga Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare më 12 janar, numri i përgjithshëm i objekteve fluturuese të identifikuara ishte 510. Në seancë, Kirkpatrick, i cili tregoi dy imazhe të deklasifikuara, deklaroi se njëra prej tyre mund të zgjidhej, por tjetrën nuk mund ta zgjidhnin.
Videoja e parë tregoi një sferë të vogël që kalonte përmes ekranit të një kamere drone MQ-9 në Lindjen e Mesme në 2022. Kamera e ndoqi subjektin teksa lëvizte dhe objekti në fjalë u zhvendos disa herë brenda dhe jashtë kornizës.
Kirkpatrick shpjegoi se, çfarë është ky objekt nuk është zgjidhur, pasi nuk ka asnjë provë tjetër përveç videos dhe është pothuajse e pamundur të përcaktohet me saktësi.
Videoja e dytë tregoi një objekt që kalonte pranë dy MQ-9 në Azinë Jugore në fillim të këtij viti, dhe Kirkpatrick tha se objekti fillimisht besohej të ishte “vërtet i pazakontë”. Vetëm kur videoja u nda kornizë për kornizë, tha Kirkpatrick, u përcaktua se ishte një “imazh hije” i një droni.